Vitet e fundit bregdeti i Kunes po kthehet në një nga destinacionet turistike kryesore për të pushuar.

I rrethuar nga pishat shumë vjeçare ky bregdet ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të huaj.

E njohur ndryshe si një rezervat natyror i mbrojtur me ndërthurjen e pishave shekullore, detit dhe lagunës, turistë nga Italia, Polonia, Gjermania preferojnë që disa ditë nga pushimet e tyre t’i kalojnë edhe në veri të Shqipërisë për të zbuluar këtë zonë.

Kam dëgjuar për këtë vend nga turiste te tjerë qe kane qenë, me folën shume mire për natyrën këtu, kështu vendosa të vij dhe unë. Me pëlqejnë shumë plazhet Shqiptare, janë shume te bukur dhe unë jam mahnitur. Me pëlqejnë ushqimet tuaja tradicionale, gjithashtu dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Besoj do ta vizitoj përsëri, ndoshta pas disa vitesh“, shprehet një turist.

 “Bashkëshorti im se bashku me fëmijët kane qenë me parë këtu dhe është një nga vendet e tyre të preferuara. Kemi ardhur dje ne Shqipëri dhe do te qëndrojmë për 8 ditë. Impresioni i parë është fantastik. Darka ishte e shijshme, njerëzit janë shume bujar, deti dhe pamja nga këtu lart është fantastike. Është një vend  shume i bukur, rëra deti janë perfekt për fëmijët kështu qe do ta vizitoj përsëri”, shprehet një turiste nga Gjermania.

Vij nga Roma, është hera e 3 që vij ne Shqipëri ndërsa ne Shëngjin është e para herë, kisha kuriozitet ta shikoja duke qen se ne po eksplorojmë vende te ndryshme, e pamë në hartë, na pëlqeu natyra dhe ndaluam. Por ka shume njerëz dhe është pak rrëmujë“, shprehet një turist nga Roma.

Jam nga Polonia. Është hera e pare këtu, na pëlqeu vendi shume por sidomos perëndimi i diellit ishte gjeja me e bukur. Njerëzit janë shume miqësor dhe ushqimet shume te shijshme“, thotë turisti nga Polonia.

Mungesa e ambienteve akomoduese nuk i ka penguar aspak pushuesit të zgjedhin plazhin e Kunes, kryesisht për pushim ditor, por ka dhe turistë të huaj me rulot të cilët e zgjedhin këtë plazh për qetësinë dhe bukurinë që ofron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA