Kufomat e viktimave të rrëzimit të helikopterit turistik sulmohen nga arinjtë në gadishullin e Siberisë (fotot)

18/07/2022 16:30

Një çift i pasur dhe piloti i tyre i helikopterit kanë vdekur pas rrëzimit tragjik të mjetit, teksa trupat e tyre ishin nxjerrë nga rrënojat e djegura prej arinjve në zonën veriore siberiane.

Helikopteri tip Robinson pilotohej nga ish-atleti i njohur Igor Malinovskii, teksa fluturonte në rajonin e njohur turistik rus Kamchatka, para se të rrëzohej për shkaqe ende të panjohura.

Autoritetet thanë se pas përplasjes trupat e tre pasagjerëve ishin ngacmuar nga arinjtë e murrmë të zonës që kërkonin mes mbetjeve të përplasjes.

Dy pasagjerët po kryenin një udhëtim luksoz turistik dhe ishin biznesmenë të njohur. Mediat emëronin ata si Zoya Kaygorodova, në mes të të 30-ave të saj, dhe Sergey Kolesnyak, 39 vjeç drejtor i kompanisë sudeze të celularëve Tele2.

Ata po vizitonin luginën e gejzerëve termalë në Kamchatka Geysers ku dhe pësuan aksidentin fatal.

Rrjeti vendas 5TV shkruante: “Mbetjet e turistëve që u rrëzuan me helikopterin Robinson në Kamchatka ishin tërhequr nga arinjtë.”

Kaygorodova e Kolesnyak besohet se ishin pjesë e një grupi turistik në Kamchatka, në udhëtimin që kushton disa mijëra euro në gadishullin e mbushur me arinj.

Vendi njihet për vullkanet, akullnajate arinjtë, çka e bën një pikë tërheqëse për turizmin e luksit.

Pas luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore rusët po eksplorojnë gjithnjë e më shumë turizmin e brendshëm.

Kaygorodova ka qenë drejtuese e grupeve të shitjeve TsUM e Eldorado para se të kalonte në një kompani produktesh higjenike.

Ndërsa piloti Malinovskii kishte qenë kampion për të rinj në biathlonë dhe kishte nisur të punonte si pilot për babanë e tij Vladimir Malinovskii, duke dërguar turistë në zonat e largëta të Kamchatka.

FOTO GALERI
4/5
Vendi njihet për vullkanet, akullnajate arinjtë, çka e bën një pikë tërheqëse për turizmin e luksit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA