Koncesioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj pas nëntë orësh del nga SPAK: Dhashë përgjigjet e mia, nuk i druhem kësaj gjëje

18/07/2022 18:45

Pas 9 orësh, Ilir Beqaj ka përfunduar dhënien e dëshmisë së SPAK. Ai bëri me dije se aty tha çdo gjë që dinte në lidhje me pyetjet e prokurorëve, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse i druhej kësaj thirrje nga SPAK, ai tha se nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë gjë.

“Jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mija para dy prokurorëve. Nuk i druhem fare kësaj gjëje.”- tha ai.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, e kaloi pragun e Prokurorisë së Posacme krejt i vetëm dhe pa asnjë avokat, dhe po përgjigjet në cilësinë e deklaruesit mbi një sërë pyetjesh të drejtuara nga prokurori Edvin Kondili, por që sipas burimeve të Top Channel, po kryhen nga oficerët e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kanë lidhje me dosjen e sterilizimit mbi pajisjet mjekësore, si edhe marrëveshjen e kryer gjatë vitit 2015, atëherë kur Ministër Shëndetësie ishte pikërisht Ilir Beqaj, që më vonë, në 2017 e la këtë detyrë.

Më herët, gjatë ditëve të fundit, janë pyetur edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj e gjithashtu edhe të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi këtë megadosje e cila u denoncua në SPAK dhjetorin e 2019, vetëm pak ditë pasi SPAK kishte nisur nga detyra.

Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posacme, mbi sterilizimin disa milionë euro, e që ka një sërë pikëpyetjesh jo vetëm nga denoncimi I shoqërisë civile, por edhe nga fakti se prokurorët po vijojnë ende këto hetime, në fakt sic bëhet me dije ka kulmuar me sekuestrimin e një sërë dokumentesh mes tyre edhe dosja e pushuar në prokurorinë e Tiranës, e cila u drejtua në atë kohë nga prokurori Endrit Bini, por I cili e mbylli këtë hetim, duke qenë se sipas tij, nuk ekzistonte vepra penale.

Aktualisht, hetimet po zhvillohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Nuk ka ende persona në hetim dhe as të akuzuar. Ilir Beqaj është duke u pyetur sakaq në SPAK, se po pyetet si ish ministër shëndetësie në cilësinë e deklaruesit sa I takon firmosjes së kontratës së vitit 2015 për koncesionarin me një kompani private të njohur si “Sani Service” dhe që ka akuza se drejtuesi i saj ka njohje me ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA