Tre të vrarë në atentat/ U qëlluan me kallashnikov te makina në lëvizje, në aksin Thumanë-Fushë Krujë

17/07/2022 20:13

Një atentat me tre viktima ndodhi pasditen e së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

Automjeti ku po udhëtonin tre persona  u qëllua  me rreth 50 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë.

Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë  është gjetur pak pas atentatit në fshatin Larushkë.

Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur në krim.

Ndërkohë armë u zbuluan edhe në makinën e shkrumbuar të viktimave. Ata u identifikuan si Diklen Vata 30 vjeç nga Fushë-Mamurrasi me precedent për trafik droge.

Ai doli nga makina por nuk arriti t’i  mbijetojë  sulmit, ndërsa dy personat e tjerë që u karbonizuan në makinë dyshohet se janë Arbër Hoxha dhe Brilant Martinaj ka qene i dyshuar për vrasjen e policit Xhuljano Prela i ekzekutuar në makinë në aksin Lezhë Shkodër, por edhe i përfshirë në një vrasje tjetër atë të biznesmenit Xhelal Reçi në 2021.

Top Channel