Super-stari Jennifer Loepz dhe aktori hollivudian Ben Affleck janë martuar të shtunën tregojnë dokumentet e dorëzuara në shtetin e Nevada.

Çifti thuhet se ka bërë një ceremoni të vogël, vetëm me familjarët e tyre. Të dy ishin fejuar më herët në prill, ndërsa tashmë zyrtarisht janë bashkëshortë dhe madje Lopez ka marrë ligjërisht edhe mbiemrin e burrit të saj.

Affleck i dhuroi Lopez një unazë fejese me diamant jeshil të prerë në një stil të ngjashëm me diamantin rozë që ai i kishte dhuruar pothuajse njëzet vjet më parë.

Në rrjete sociale Lopez përshkroi momentin emocionues. Sipas saj, natën e së shtunës ndërsa ishte duke bërë një banjë me flluska dashuria e jetës së saj u gjunjëzua dhe I propozoi.

Affleck 52 vjeç dhe Jenifer, 49 kanë një histori interesante bashkë. Ata u lidhën për herë të parë në vitet 2000 dhe bënë dy filma së bashku.

Më pas në 2004-ën çifti u nda për tu ribashkuar pas 17 vitesh.

Gjatë periudhës së ndarjes, Lopez u martua me kantautorin Mark Anthony, me të cilin u divorcua në 2014-ën, ndërsa Affleck me aktoren Jennifer Garner, në të cilën u divorcua në 2018-ën.

Në jetët e tyre profesionale, Affleck është fitues i çmimeve Oscar, ndërsa Lopez rriti pasurinë dhe famën e saj duke kënduar dhe aktruar.

Një vit më parë ata u filmuan nga paparazz-it duke dalë sërish dhe në moment mjaft të lumtura në krahët e njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel