Lëndohen pesë policë gjatë një aksioni kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës

17/07/2022 21:10

5 oficerë të policisë së Kosovës janë lënduar  gjatë një aksioni për të ndaluar një kamion në veri të vendit që po kontrabandonte mallra.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës, në fshatin Jashnicë të Leposaviçit, ku policët në tentative për ta ndaluar kamionin u  penguan nga dy automjete civile.

Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar për ngjarjen thotë se në fillim ka ndaluar një makinë me ngjyrë të zezë, me targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet se ishte duke komunikuar në telefon me shoferin e kamionit.

Kamioni me pas, me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të makinave dhe policëve, me qëllim goditjen e tyre duke goditur kështu një prej automjeteve të policisë

Policia thotë se më pas pavarësisht të gjitha sinjalizimeve për t’u ndalur shoferi nuk është bindur dhe ka ecur .

Ata i janë vënë menjëherë në ndjekje, por “në përpjekje e sipër për t’i ndaluar, shoferi i kamionit e ka goditur makinën e policisë për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”.

Policia thotë se arriti që ta ndalë kamionin në fshatin Llazhinë dhe ka arrestuar shoferin.

Top Channel