Identifikohen dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë Krujë/ Njëri prej tyre në kërkim për vrasjen e Xhulio Prelës

17/07/2022 16:12

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha janë ekzekutuar sot në atentatin mafioz te mbikalimi i Fushë Krujës.

Brilant Martinaj është  i dyshuar për vrasjen e policit Xhulio Prela para dy vitesh. Kurse Diklen Vata rezulton person me precedentë penalë për trafik narkotikësh.

Njëri prej të vdekurve është identifikuar si Diklen Vata, 30 vjeç nga Laçi, kurse dy të tjerët që janë shkrumbuar janë Brilant Martinaj dhe Arbër Hoxha.

Mësohet se Vata është arrestuar në vitin 2017 për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Dyshohet se autorët e vrasjes kanë qenë në lëvizje në momentin që kanë qëlluar, ndërsa tre viktimat po udhëtonin me automjetin tip “Volswagen Passat”.

Si pasojë automjeti ka marrë flake nga të shtënat dhe nxehtësia e madhe. 30-vjeçari ka qenë pasagjer, ka mundur të dalë nga automjeti dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një automatik që dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA