Një gomone pa drejtues doli në breg me shpejtësi dhe goditi dy pushues në plazhin e Jalës.
Dëshmitarët kanë thënë se drejtuesi i mjetit lundrues po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë. Në këto moment gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit
këto janë pamjet kur mjeti lundrues godet çiftin e pushuesve shqiptar 31 dhe 25 vjeç të cilët mbetën të lënduar. Ata u transportuan në Tiranë në spitalin e traumës me helikopter, njofton ministria e mbrojtjes.
Mësohet se djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë ndërsa vajza është lënduar në disa pjesë të trupit.
Drejtuesi i mjetit lundrues Gjergji Priftuli 37 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.
Ky është incidenti i parë i ndodhur gjatë këtij viti me mjetet lundruese. Për të shmangur këto situate policia e ka ndaluar përdorimin e mjeteve lundruese në plazhe dhe në vende të caktuara ku ato lejohen, në det është shënjestruar trajektorja të cilën mjetet ndjekin.
Vite më parë në shumë plazhe, në Velipojë, Durrës dhe Himarë ka pasur incidente me mjetet lundruese të cilat depërtonin deri në breg ku notonin pushuesit duke i plagosur ata. Nga këto aksidente ka pasur dhe raste fatale siç ishte ai i vitit 2016 ku një pushues rus humbi jetën teksa notonte pasi u përplas nga një skaf.
Top Channel