Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e cila sot ka arritur majat e suksesit në muzikë, i është dashur të sakrifikojë shumë për të arritur aty ku është.

Në një rrëfim për “A live night”, Xhensila shprehet se sakrifica për muzikën bën çdo ditë, duke qëndruar pa gjumë, apo duke lënë Ajkën për të qëndruar më afër publikut.

Sakrifica bëjmë çdo ditë për muzikën. Ne qëndrojmë netë pa gjumë në studio. Më ka ndodhur që në xhirime kam qenë e sëmurë, ose për të shkuar në koncert  më është dashur të kaloj turbulenca të jashtëzakonshme dhe të frikshme në avion. Të lë vajzën për të qenë më pranë publikut . Këto janë sakrifica”, tha Xhensila.

Këngëtarja dha edhe një mesazh të fortë, ku  tha se ne shqiptarët duhet ta duam dhe falim më shumë njëri tjetrin, pasi zoti na ka bekuar me shumë gjëra.

Mesazhi i vetëm është, ne jemi popull i vogël, zoti na ka bekuar me natyrë, histori, gene të bukura, do doja shumë ta donim dhe ta falnim më shumë njëri tjetrit. Të jemi më pranë njëri tjetrit në nevojë. Jemi vend i vogël. Duke pasur gjithë këto benefite përreth nesh,  vetëm dashuria nuk duhet të mungojë”, tha Xhensila në “A live night”.

Top Channel