Çmimi i naftës dhe benzinës ka rënë në vendin tonë, krahasuara me një ditë më parë, kurse gazi nuk ka ndryshuar.
Çmimi i shitjes së naftës do të jetë 238 lekë/litri, kurse i benzinës do të jetë 218 lekë/litri.
Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Vendimi i ri hyn në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Vendi ynë si shumë vende të tjera po përballet prej muajsh tashmë me rritje të çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt.
Top Channel