Shumë prej personaliteteve e VIP-ve në botë mund të rrëfejnë lehtësisht detaje nga jeta e tyre para se të ishin të famshëm.
Cameron Diaz ylli i Hollywood-it pak kohë më parë ka deklaruar se kishte bërë edhe shpërndarje lëndësh narkotike para se të bëhej e famshme.
Por jo vetëm, këngëtarja Pink ka thënë se ka punuar si shitëse në fast-food para se të niste karrierën si këngëtare. Jenifer Lopez ka qenë balerinë e madje ka qenë edhe figurante në një nga kripet e Janet Jackson në fillimet e saj. Kim Kardashian ka qenë asistente në përzgjedhjen e rrobave për Paris Hilton.
Të gjithë tregojnë punët e thjeshta madje edhe pagat që kanë marrë kur nuk ishin të famshëm, përveç shqiptarëve që nuk janë shëruar ende nga komplekset dhe mbajnë sekret jetën para ose e kanë fshirë fare të kaluarën dhe jetën e thjeshtë.
Të paktë kanë qenë ata që kanë treguar punët e thjeshta, Kryetari aktual i Bashkisë ka deklaruar se ka shitur fiq. Olsi Bylyku ka rrëfyer se ka punuar 12 orë pa pushim në çadrat e plazhit duke çuar porosi ndërsa prezantuesja Arjola Shehu ka pranuar se ka punuar si dado. Ledri Vula ka thënë se ka punuar si ndihmës trajner basketbolli. Po përse e kemi kaq të vështirë të flasin për jetën para se të bëheshin të famshëm? Në studion e “Wake Up” ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm Beniada Nishani, e cila ka rrëfyer edhe njëherë, me sinqeritetin që e karakterizon, punët e saj të para para se të bëhej e famshme…
Cila ka qenë puna e parë e Beniadës?
“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim.
Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve.”
Çfarë mendimi ke për personat që ende e kanë kompleks punët e tyre?
“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë. Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati…”
Tani Beniada është fokusuar edhe në një fushë tjetër përveç modelingut dhe moderimit…
“Kam mbaruar universitetin për fashion design dhe tani kam filluar të hap një biznes. Kam marrë dhe disa materiale e copa shumë të bukura. Kam hapur dhe një faqe Instagrami “Benny” ku do t’i shfaq stilimet.”/ Top Albania Radio
Top Channel