Pas refuzimit të dorëheqjes së tij nga presidenti Setgio Mattarella, Mario Draghi del përpara parlamentit të mërkurën për një vlerësim të situatës së tij.
Nëse do të gjejë mbështetje të mjaftueshme në parlament, kryeministrit mund të shpëtojë, edhe pse ai vetë e ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron një qeveri koalicioni pa Lëvizjen 5 yjet.
Kriza shpërtheu të enjten, pasi u votua në Senat Dekreti i Ndihmës, i cili parashikon ndarjen e miliarda eurove për familjet dhe kompanitë për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit.
E pakënaqur me këtë plan,.Lëvizja Pesë Yje bojkotoi votimin, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të Draghit se ai do të largohej nga qeveria nëse partia do të largohej nga shumica në pushtet.
“Vota në parlament është një sinjal shumë domethënës politik. Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më”, tha Draghi.
Ish lkideri i partisë, Luigi di Maio e akuzoi 5 yjet për një plan cinik për rrëzimin e qeverisë Draghi me qëllimin të rrisë mbështetjen për veten, ndërkohë që zhyt Italinë në kolaps ekonomik e social.
Por pasojat, duket do të ishin edhe më të gjera se kaq. Në rrezik është më shumë se sa vetëm stabiliteti i Italisë.
Lamtumira prej “super Marios” do t’i vinte për mbarë vetëm Putinit. Ndërsa do të rrezikonte BE-në, euron dhe politikën ndaj Ukrainës, thotë analistja Wesel.
Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës.
Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe “super Mario”, konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t’i sjellë arkës së shtetit mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin.
Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.
Top Channel