Arni Kashiku, Dëshmor i Atdheut/ Heroi që sakrifikoi veten për të shpëtuar dy të miturit në Durrës

15/07/2022 16:56

Arni Kashiku, heroi që sakrifikoi veten për të shpëtuar dy të miturit në Durrës, është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Teksa shkoi për vizitë, kryeministri Edi Rama i dorëzoi familjes Kashiku statusin “Dëshmor i Atdheut” për Anri Kashikun, të riun që sakrifikoi jetën për të shpëtuar vëllain e tij dhe një 15-vjeçar tjetër në plazhin e Durrësit.

Sipas ligjit të ri që kemi bërë ne dhe që lidhet me aktet e herozimit, se ai shpëtoi dy jetë, ai shpallet “Dëshmor i Atdheut”– tha Kryeministri Rama.

Anri ishte djali i madh i familjes Kashiku që vite më parë u shpërngul nga Librazhdi në periferi të Durrësit, në lagjen ”Mirdita” të Sektorit Rinia.

Ai shte futbollist në Akademinë Shqiponjat 2017, ndërsa të gjithë e njihnin si një djalë të mbarë, të përgjegjshëm, të guximshëm dhe të apasionuar pas futbollit.

Top Channel