Po garonin me kajak në lumin Vjosë dhe rrezikuan mbytjen, anglezi me banim në Përmet shpëton dy turistë hungarezë
I pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pyetur këtë të martë si dëshmitar në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se, para gjykatës, Shkreli mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk ka premtuar apo ofruar përfitime në këmbim të votës dhe se komunikimet e përgjuara nga SPAK lidhen me zgjidhjen e problematikave të qytetarëve dhe organizimin e një takimi elektoral, e jo me ndikimin e zgjedhësve.
“Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike, unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve, unë mund të jem e sot në përgjim, dje mora një drejtor tjetër se kishte problem me dritat në një fshat tjetër, marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematikë e më vijnë ankesa, mesazhi që prokuroria thotë “jepi zjarr” është që unë kam kërkuar që në takimin elektoral që ishte lënë të kishte brohoritje, ovacione, jo të kem kërkuar vota apo t’kem ofruar të mira materiale apo vende pune.”, u shpreh ai.
Diskutime në sallë
Shkreli: Unë kam kërkuar që të vijnë sa më shumë njerëz në miting, si tek ai i PS-së dhe ai i PSD-së. Ka qenë situatë e tensionuar, 500 herë më kanë marrë në telefon për problemin e banorëve, nuk më pushonte telefoni nga ankesat. Banorët kishin 2 javë pa drita. Një frazë që prokuroria thotë se i kam thënë banorëve, “ua kam dhënë unë lekët”, është që t’i bindja qytetarët se defekti i linjës do të rregullohej, por unë s’i kam dhënë asnjë lek OSHEE-së.
Agjentët e BKH-së erdhën te banesa dhe lokali im, ishin më shumë forca policie. Çunat e nderuar më kontrolluan, më morën telefonin që kisha në dorë. I pyeta çfarë ju duhet, më thanë: “Më jep password-in e celularit.” I thashë: “Patjetër”, ia hapa celularin, ia dhashë.
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi: I pandehur, janë disa biseda në celular që i ke thënë: “Të martën e ke të kryme, veç shife mos po na vonon veç për t’ia dhënë zjarr, si me qenë për mua jua di për nder.”
Për çfarë flitet në këtë përmbajtje të kësaj bisede?
Dritan Prençi: I ke thënë në celular: “Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi.” Çfarë ke dashur me thënë?
“Sot më prunë preventivin”, i ke thënë. Çfarë pune i kreve?
Shkreli: E kam thënë si batutë, me i mbushur mendjen që këtë problem po e zgjidh unë. Fjalën “zjarr” e kisha që te mitingu i Tom Doshit të vinin sa më shumë njerëz.
Top Channel