Dy 15-vjeçarë kanë rrezikuar të mbyten teksa laheshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës.

Menjëherë në ndihmë të tyre është futur një 18-vjeçar për t’i shpëtuar.

Dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë.

Pas momentit të shpëtimit të të miturve e gjithë vëmendja e pushuesve ka qenë tek ta dhe askush nuk e ka vënë re 19-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia ka gjetur trupin e të riut pas disa orësh.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Top Channel