Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin/ Dardan Krivaça me pranga e jelek antiplumb në seancën gjyqësore

14/07/2022 10:25

Dardan Krivaça i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares Marigona Osmani është sjellë me pranga e jelek antiplumb në seancën fillestare të gjykimit të tij.

Pranë tij ka numër të shtuar të policëve për shkaqe sigurie. I akuzuar në këtë rast është edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaçës.

Gjatë leximit të aktakuzës i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça ka qarë.

Derisa me ndihmën e avokatit ka thënë që nuk do të deklarohet për fajësinë. Mirëpo, para ndërhyrjes së avokatit, Krivaça thotë se nuk e di nëse është i pafajshëm.

Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm në akuzat për vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe ndihmë në dhunim.

Marigona Osmani dhe Dardan Krivaça

Të dy bashkë akuzohen se verën e kaluar në banesën e Dardan Krivaçës  rrahën dhe e dhunuan deri në vdekje Marigona Osmanin, të cilën pastaj e lanë në spitalin rajonal të Ferizajt dhe u larguan.

Top Channel