Një 39-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

I dyshuari në sheshin “Skënderbej” ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e ka goditur me grushte.

Shtetasi me iniciale S. M., 39 vjeç do të hetohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA