Deputeti socialist Erion Braçe po zhvillon interpelancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca këtë të enjte për qiratë e tokave bujqësore.
Ai ritheksoi se bujqit po punojnë pa kushte dhe se nuk kanë para të mbjellin me rritjen ekstreme të produkteve bujqësore.
“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën, edhe Pandin. Keq kam bërë. Vajta e ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre. Në fakt ata nuk i njeh kush, aty ku janë fshehur. Bëra dhe më shumë keq, kur nxita mosbesim ndaj institucioneve dhe rregullave të lojës, që nuk janë të shkruara. Më keq akoma e solla të gjithën në një platformë konfliktuale, që ndan bujqit prodhues nga një grusht tregtarësh, bërë bashkë në një kartel. Rreth e rrotull bujqve, rreth e rrotull elitës së bujqësisë. Tani do bëhem realist. Një person, deputeti e ka të pamundur këtë, ka si qëllim votën e drejtë e pa lekë, që pranon situatën, gjendjen siç është, dhe i përgatitur të flasë në përputhje me rrethanat. Fillon me ‘jemi mirë’, bujqësia po rritet. 0.01% plus ishte pa kuptim.Kjo nuk është normale, sepse është rritur gjithçka, është rritur edhe TVSH, që e votuat me qejf në fund të vitit.
U rrit kostoja e gjithçkaje. Hëngrën dhe lopët njëherë si në shpar, si në nazar, pa nami të bëhet. Dëgjo, kjo është populiste, nuk është realiste. Lopët, që numëron, vaksinon, patrikullon, i numëron prapë, është e padrejtë. Tregtari po merr shumë, janë ato shifrat që shikoni, merr 2-3 më shumë se bujku. Ai shit me çmimin e Evropës produktet dhe paratë e tij i merr grumbulluesi. Bujku nuk ka para të mbjellë, kjo është toka e bujkut, duke shpërndarë rroga minimale tek bujqit. Kolektivizim e quajti në një kohë tjetër Mehmet Shehu. Joe Biden nxori një urdhër ekzekutiv, fermerët po shtrydhen. Ruajtja e autonomisë është betejë. Joe Biden është populist unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.
Top Channel