Shkëlqyen në America’s Got Talent/ Vëllezërit shqiptarë rrëfejnë emocionet dhe zbulojnë surprizat për shfaqjen e radhës

13/07/2022 17:46

Akrobatët Arnold dhe Artan Balla që lanë pa fjalën jurinë e America’s Got Talent me performancën e tyre, folën sot në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”.

Të pyetur se deri ku synojnë të arrijnë, vëllezërit shqiptarë shprehen se fitoren e tyre e kanë marrë tashmë.

“Unë ndihem i fituar vetëm me pjesën që e kemi prekur këtë skenë, kemi marrë shumë kontakte, më shumë telefonata, kjo për ne është arritje e madhe”.

Ata zbulojnë se performanca e radhës në America’s Got Talent do të jetë në muajin gusht ose shtator, ndërsa flasin me modesti për aftësitë dhe surprizat që kanë rezervuar.

“Ne punojmë për ato numra, nxjerrim në pah atë që ne mendojmë se është më mirë. Do të punojmë deri në orën e fundit”.

Juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mahnitën dhe dhanë opinione shumë pozitive për dy të rinjtë.

Djemtë siguruan tre “PO” për në raundin tjetër të spektaklit, shoqëruar me duartrokitje dhe ngritjen e gjithë publikut në këmbë. Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe ose kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi  25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA