Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasi janë ndarë pas 17 vitesh martesë.

Përfundimi i marrëdhënies mes yllit të Romës dhe showgirl-it u bë me një deklaratë publike, ku Totti tha se ishte e dhimbshme, por e pashmangshme.

Ndërsa Ilari, në njoftimin e saj kërkoi që të evitohen spekulimet dhe të respektohet privatësia e familjes së tyre.

“Pas njëzet vitesh bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Franceskon ka përfunduar. Rruga e ndarjes megjithatë do të mbetet një çështje private dhe nuk do të pasojnë deklarata të mëtejshme nga ana ime. Ju kërkoj të gjithëve të shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha të respektojnë konfidencialitetin e familjes sime”, tha prezantuesja për ANSA.

“Jam përpjekur të kapërcej krizën e martesës sime, por sot e kuptoj që zgjidhja është ndarja, edhe pse e dhimbshme nuk mund të shmanget. Gjithçka që kam thënë dhe bërë në muajt e fundit është thënë dhe bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, të cilët do të jenë gjithmonë prioriteti kryesor në jetën time. Unë do të vazhdoj të jem pranë Ilarit në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, duke respektuar gjithmonë gruan time”, tha Totti.

Çifti u martuan në vitin 2005, në Romë, në një atmosferë të ngrohtë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP.

Sipas informacioneve, mosmarrëveshjet mes tyre nisën që në shkurt. Sipas mediave të huaja,  ish-futbollist dyshohet të jetë në një lidhje me 34-vjeçaren Noemi Bocchi, një tifoze e Romës.

Kujtojmë se Totti dhe Blasi janë prindër të tre fëmijëve, Cristian, Chanel dhe Isabel.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel