Momenti i këndshëm mes Rita Orës dhe partnerit të saj/ Këngëtarja ishte drejtpërdrejt në emisionin televiziv australian

13/07/2022 11:46

Një moment i këndshëm është publikuar nga mediat britanike, kur i dashuri i Rita Orës ndërhyn kur ajo ishte duke komunikuar live online me prezantuesen Natalie Barr.

Këngëtarja me origjinë shqiptare po përfundonte bisedën nga shtëpia e saj në Londër, kur regjisori i “Thor”, 46 vjeç, u shfaq papritur në kamera për të përshëndetur shikuesit.

“Taika, largohu nga xhirimi im”, tha Rita, përpara se çifti të shpërthente në të qeshura, shkruan DailyMail.

Pasi ai u largua shpejt, Rita shtoi: “Kthehu! Thuaj përshëndetje të gjithëve”.

“Përshëndetje, nuk mund të të dëgjoj”, u përgjigj Taika, ndërsa po kërcente me muzikë.

Gjatë intervistës, Rita foli se sa shumë i pëlqente eksperienca e saj e fundit si trajnere në “The Voice Australia”në Sydney.

Kjo video publike vjen pak kohë pasi Taika thuhet se u transferua në shtëpinë e Ritës në vlerë prej 9.5 milionë euro në veri të Londrës.

Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe “The Voice Australia”, dhe Taika, i cili po planifikon një varg filmash, shpresojnë të kurorëzojnë martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës, raporton The Sun.

Gushtin e kaluar, çifti, i cili filloi të takohej në mars të vitit 2021 pas njohjes në Australi, tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa kishin filluar të diskutonin martesën.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha një burim i brendshëm për revistën “New Idea”.

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel