Nga Komiteti i Posaçëm i Parlamentit Europian për koronavirusin, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në kontinentin e vjetër, Andrea Amon paralajmëroi se nuk është momenti për të ulur vigjilencën, pasi nuk ka asnjë dyshim, u shpreh ajo, se pandemia nuk ka përfunduar.
“Duhet të mbrojmë sa më shpejt që të jetë e mundur njerëzit që rrezikohen nga format më të rënda të sëmundjes, nënvizoi zyrtarja e shëndetësisë, që kujtoi se këtij qëllimi i shërbejnë edhe përpjekjet e vaksinimit”.
Sipas Amon, këto tre javët e fundit është regjistruar jo vetëm një rritje e numrit të infektimeve, por edhe e shtrimeve në spital. Ajo përsëriti e ECDC dhe Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) për marrjen e dozave përforcuese shtesë për personat mbi 60 vjeç ose ata që konsiderohen se bëjnë pjesë në kategori rreziku. Edhe administrata Biden po u bën thirrje njerëzve që të ushtrojnë kujdes në lidhje me Covid 19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që kanë të drejtë dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin. Variantet e reja, të njohura si BA.4 dhe BA.5, janë degëzime të llojit “Omicron” që ka qenë përgjegjës për pothuajse të gjithë përhapjen e virusit në SHBA dhe janë edhe më ngjitës se paraardhësit e tyre.
“Aktualisht, shumë amerikanë janë të nën-vaksinuar, që do të thotë se ata nuk janë të përditësuar në lidhje me vaksinat e tyre për Covid 19″, tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Walensky tha se SHBA ka parë një dyfishim të numrit të shtrimeve në spital për shkak të Covid 19 që nga prilli, duke reflektuar përhapjen e nënvarianteve të reja, me rreth 300 vdekje në ditë.
Top Channel