Në një bisedë të këndshme mes vajzash në emisionin “Goca dhe Gra”, Albërije Hadërgjonaj tregoi më shumë për jetën e saj personale.

Artistja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe siç thotë ndan lagjen me disa nga personazhet më të njohur në Amerikë, mes të cilëve dhe familja Kardashian.

Kemi Kylie Jenner, nënën e saj, Kim Kardashian dhe shumë ‘celebrities’ të tjerë, thotë Hadërgjonaj.

Mes të qeshura, ajo thotë se influenceret që numërojnë miliona ndjekës në rrjetet sociale janë më të thjeshta në përditshmëri, ndërsa moderatoret janë kurioze të dinë më shumë.

Albërije Hadërgjonaj: Dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran

Dalina Buzi: Kanë pore, kanë celulit?

Albërije Hadërgjonaj: Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë mikes si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare

Armina Mevlani: Duken njëlloj si në foto?

Albërije Hadërgjonaj: Jo, nuk kanë lidhje fare. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit, po të më shohësh kështu…

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA