Maldivet mbeten një ndër vendet më mahnitëse në të gjithë botën, i gjithë plazhi është një mrekulli.
Por jo vetëm bukuritë natyrore po tërheqin turistë, pasi investimi që është bërë i bën pushimet më përrallore. Shumë ndërtesa janë bërë në ujë, duke të ofruar plazhin dhe relaksin disa hapa larg.
Ky vit shënon 50 vjet të nisjes së turizmit për kombin idilik të Oqeanit Indian dhe sot ka mbi 150 resorte që mirëpresin mysafirët me një peshqir të ftohtë dhe një arrë kokosi, ose ëmbëlsira të tjera të veçanta.
Të gjitha resortet e krijuara kujdesen në maksimum për të krijuar kushtet maksimale dhe luksoze për të gjithë ata që vijnë aty.
Ata kujdesen shumë edhe për ushqimet të cilat mund të jenë tradicionale dhe të përziera me ushqimet e vendeve të tjera.
Top Channel