Opozita  i kërkoi  sqarime   Ministrisë së Mbrojtjes  për  ushtarakun Ermal Dinoshi, i cili pasi zhvishte uniformën punonte në shtëpi bari në Holandë. 

Përfaqësuesit e ministrisë refuzuan të japin të dhëna mbi ve ndodhjen  e tij  dhe  veprimet e marra nga organet për rastin në fjalë.

Zv. Ministrja e Mbrojtjes: I nderuar deputet  FA dhe Ministria  e Mbrojtjes nuk mund të identifikohen me një rast të vetëm që ka ndodhur do ndiqen gjithë hapat ligjor dhe përgjegjësia është personale.

Përgjigja e zëvendës  ministres së Mbrojtjes  ishte e pamjaftueshme për demokratët të cilët akuzuan mazhorancën se po mbron skandalin e ndodhur ne radhët e Forcave të Armatosura.

Bardhi: Nuk është përgjegjësi personale por është dështim i gjithë institucioneve të Ministrisë së Mbrojtjes përfshirë shërbimin informativ ushtarak. Këtë historinë e përgjegjësisë personale lërja dikujt tjetër. Këtu ka dështim duke nisur nga ministri Mbrojtjes. 

Majko: Gazi i përket brezit që se ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak se ishte shfuqizu ligji. Ndaj mosnjohja e strukturave ushtarake ka kuptim. S’kemi të bëjmë me gjithë piramidën e forcave të armatosura por me një ngjarje të rëndë që s’i fajëson gjjthë forcat.

Top Channel raportoi të shtunën se  ushtaraku Ermal Dinoshi  pjesë e misioneve të NATO-s në Holandë, është vënë në ndjekje penale nga policia vendase  pasi dyshohet se në bashkëpunim me disa persona  që përshtatën një banesë për rritjen e hashashit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA