Një 45-vjeçar nga Kavaja dhe një 84-vjeçar nga Gjirokastër kanë humbur jetën pas infektimit me Covid 19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1215 raste të reja me koronavirus, nga 2623 testime të kryera gjithsej, që do të thotë se afërsisht një në dy të testuar rezulton pozitiv.

Tirana ka numrin më të lartë të infektimeve, me 617 vetëm në 24 orët e fundit. 53 raste të reja janë shënuar në qytetin bregdetar të Vlorës, 48 në Lushnjë, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamzë, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Aktualisht, janë 6.226 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin, nga të cilët në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 27 pacientë.

Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1215
Të shëruar në 24 orë 646
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2623

Testime totale 1,869,375
Raste pozitive 289,391
Raste të shëruara 279,649
Raste Aktive 6,226
Humbje jete 3,516

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,959
Durrës 468
Fier 418
Vlorë 365
Berat 185
Shkodër 190
Elbasan 179
Gjirokastër 143
Lezhë 132
Korçë 91
Dibër 65
Kukës 31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA