Fifi është një ndër artistet më të pëlqyera nga ndjekësit me muzikën e saj, por gjithashtu së fundmi është folur shumë për jetën e saj personale.
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me Adis Patushin.
Fakti që Adisi është ish-partneri i Adrola Dushi, njëkohësisht edhe baba i një djali, ka bërë që të ketë shumë kritika në rrjete sociale.
Më e fundit ishte debati online me gazetaren Zhaklinë Lekatari, duke bërë bujë shumë të madhe.
Fifi ka vendosur të reagojë së fundmi në rrjete sociale me anë të një postimi ku ka treguar disa foto të sajat duke buzëqeshur, me disa fjalë me të vërtetë shumë prekëse.
Ajo ka treguar se pas asaj buzëqeshje fshihet një Fifi tjetër që ka kaluar shumë situata në jetë.
“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar me vite t’i shëroj… Pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime… Pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformuar duke punuar për të bërë e për të arritur diçka në jetë… Pas çdo shpërthimi emocional që kam pasur, diçka keni parë e diçka nuk keni për ta parë kurrë, ka shumë thika e ka shumë padrejtësi. Si njeri që jam me të meta, me budallallëqe, me të mira e të këqija, JAM NJERI!”, shkruan këngëtarja.
View this post on Instagram
Top Channel