Veprat e papublikuara të Bujar Zajmit/ Punimet e artistit të viteve ‘60 ekspozohen nga e bija

10/07/2022 12:42

Në Galerinë e Tiranës qëndron e hapur ekspozita me punë të papublikuara më herët nga fondi i mjeshtrit Bujar Zajmi.

Bujar Zajmi me diellin quhet kjo ekspozitë që na sjell personazhet e tij imagjinarë. Portrete, nudo, festa, dhe patjetër Tirana e tij

Piktori Bujar Zajmi i përket brezit të piktorëve shqiptarë që e filluan krijimtarinë e tyre në mesin e viteve ’60 të shekullit XX. Dëshira për të krijuar një art ndryshe nga ai i realizmit socialist para viteve ’90 e detyroi artistin ti krijonte veprat e tij në studio, në mënyrë të fshehtë. Vepra të cilat u ekspozuan vetëm pas viteve ’90.

Thelbësorja në veprën e tij, është pasqyrimi i njeriut në situata të ndryshme jetësore dhe konkrete. Krijimtaria e plot e artistit Bujar Zajmi ruhet në shtëpinë studio mjaft modeste, të mbushur si një galeri arti.

Duke i stilizuar dhe interpretuar imazhet e figurave të tij, Zajmi preferon ngjyrat me dritë transparente, karakteristikë kjo e tij si dhe prirjen e tij të fuqishme drejt kubizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA