Pamjet/ Pusi që i mori jetën 38-vjeçarit në Mallakastër, në spital po merr trajtim burri tjetër dhe zjarrfikësi që i shpëtoi

10/07/2022 13:29

Dy bashkëfshatarë në Lofkënd të Mallakastrës kishin vendosur të pastronin pusin në një tokë bujqësore këtë të diel, por puna e tyre përfundoi në tragjedi.

Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj ranë brenda pusit me ujë të pijshëm, duke përfunduar në fund të tij.

Ata u nxorën nga ekipet e shpëtimit dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pak orë më vonë, 38-vjeçari Veliaj ka ndërruar jetë, ndërsa 33-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve.

Motra e 33-vjeçarit thotë se vëllai i saj dhe miku i tij kanë qenë duke punuar në pusin që përdorej për vaditje.

“Isha në Patos, mami njoftoi burrin tim. Ata ishin futur për të pastruar pusin. Bënin punë të tilla për t’u ushqyer, korrnin bar, punon këtu-atje”.

Në spital ndodhet dhe 44-vjeçari me iniciale A. Z., zjarrfikësi që nxori nga pusi dy burrat.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA