
Nga festa e titullit me Manchester City deri te udhëtimi me miqtë në Miami. Kanë qenë pushime të çmendura për Jack Grealish me fantazistin e The Citizens që nuk është përmbajtur aspak dhe ka shijuar alkoolin, e lirinë nga puna e lodhshme e një sezoni të gjatë.
Mirëpo, në fund, edhe Grealish ka menduar të relaksohet më të vërtetë dhe ajo që ka ulur me “këmbë në tokë” futbollistin e Cityt është e dashura e tij.
Ndryshe nga festat e shfrenuara me miqtë në Miami, këtë herë Grealish gjendet në Athinë me të dashurën e tij ndërsa nuk kanë munguar edhe disa foto ekskluzive të çiftit.
Jack Grealish dhe e dashura e tij Sasha Attwood janë të lidhur prej moshës 16-vjeçare, teksa Sasha është një nga vajzat e famshme të Instagram duke qenë se konsiderohet si një influencueset më të arrira në rrjetet sociale./ SuperSport
Top Channel