19 të vdekur në Afrikën e Jugut, autorët qëlluan me breshëri dhe ia mbathën

10/07/2022 14:56

19 persona humbën jetën në një tavernë në qytezën Soweto, Afrikë e Jugut, pasi një grup burrash hapën zjarr me breshëri ndaj të pranishmeve.

Autorët  mbërritën me një taksi dhe hapën zjarr në lokalin Orlando East e më pas u larguan me nxitim.

Shefi i policisë së zonës tha se autorët  kanë përdorur një armë zjarri e kalibrit të lartë dhe kanë  qëlluar rastësisht.  Zona ku ndodhën të shtënat ishte shumë e errët, duke e bërë më të vështirë gjetjen e njerëzve që mund të identifikonin të dyshuarit, tha ai.

Të shtënat në lokalin Soweto vijnë dy javë pasi 21 adoleshentë u gjetën të vdekur në një tavernë në qytetin e Londrës Lindore.

Shkaku i këtyre vdekjeve nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA