U dhanë 711 nënshtetësi shqiptare! Shumica janë nga Kosova, Turqia, Siria dhe Italia       

09/07/2022 14:52

2021 shënoi rritje të kërkesave për azil në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit tw Statistikave numri i azilkërkuesve arriti në 2 533,  rreth 13.5% më shumë se krahasuar me vitin 2020. 

Pjesa dërrmuese e tyre janë azilkërkues nga Afganistani, me gati 2 498 persona, ndërsa 19 azilkërkues janë regjistruar nga Siria, shifër ndjeshëm më e ulët se në vitin 2020, kur shtetasit e këtij vendi dominonin pjesën më të madhe të azilkërkuesve në Shqipëri së bashku me azilkërkuesit nga Iraku.

Sipas statistikave, piku i aplikimeve tw kërkesave për azil në vendin tonë është shënuar përgjatë muajve Shtator-Nëntor, ndikuar edhe nga situata politike në Afganistan.

Refugjatët që vijnë në Shqipëri kanë të drejtë që të kërkojnë azil në vendin tonë dhe ata që pranohen kanë mundësi që të qëndrojnë në qendrat pritëse tw ngritura pwr azilkërkuesit.

Ndërkohë, përgjatë vitit të kaluar janë 711 persona që kanë fituar shtetësinë shqiptare, gati dyfish më shumë se krahasuar me vitin 2020. Shumica e tyre janë shtetas me origjinë nga Kosova që kanë marrë shtetësinë shqiptare, ndjekur nga Turqia, Siria dhe Italia dhe dominon kryesish grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç.

Ndërsa numri i personave që kanë lënë shtetësinë rezultoi edhe më i lartë me 724 raste të personave që hoqën dorë nga shtetësia shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA