Kopja e vetme e një disku të këngës “Blowin In The Wind” nga artisti Bob Dylan u shit për 1.77 milionë dollarë në ankand.
Sipas shtëpisë së ankandit e cila realizoi shitjen në Londër, disku përmbante një version të ri të këngës klasike, të realizuar në Nars 2021 me bashkëpunëtorin e tij për një kohë të gjatë, T Bone Burnett.
Fituesi i çmimit Grammy, një ikonë e muzikës amerikane që nga publikimet e tij të hershme në fillim të viteve 1960, u ribashkua me muzikantin dhe producentin Joseph Henry për të sjellë këtë këngë të suksesshme. Thuhet se artisti e shkroi këngën në vetëm 10 minuta në një kafene në Nju Jork në vitin 1962. Çmimi prej 1.77 milionë dollarë në ankand tejkaloi pritshmëritë fillestare duke u shitur më tepër seç u mendua fillimisht.
Ndërkaq, rikujtojmë se Bob Dylan ka bërë një tjetër lëvizje të madhe në ruajtjen e trashëgimisë së tij muzikore. “Sony Music Entertainment” (SME) njoftoi blerjen e të gjithë katalogut pasardhës të muzikës së regjistruar të 11-herë fituesit të “Grammy” për një shumë të pazbuluar ende, përveç të drejtave për këngën e re që pritet të lançohet.
80-vjeçari Dylan festoi marrëveshjen e re dhe marrëdhënien e tij të gjatë me “Columbia Records” në pronësi të SME-së, e cila është e përfshirë në karrierën e tij 60-vjeçare si artist. Në një deklaratë të bërë ai është shprehur se:
“Columbia Records” dhe Rob Stringer nuk kanë qenë gjë tjetër veçse të mira për mua për shumë, shumë vite dhe shumë rekorde. Më vjen mirë që të gjitha regjistrimet e mia mund të qëndrojnë aty ku i takojnë.
Një padi e fundit pretendon se Bob Dylan, kantautori fitues i çmimit Nobel, i dha një vajze 12-vjeçare drogë dhe alkool para se të abuzonte seksualisht me të në vitin 1965. / Top Albania Radio
Top Channel