Gruaja meksikane porosit vrasjen e bashkëshortit të pasur italian, teksa ai merrte vajzat e tyre nga shkolla (fotot)

09/07/2022 18:09

Një grua akuzohet se ka qenë porositëse e vrasjes së bashkëshortit të saj biznesmen, në kohën kur ai po merrte nga shkolla dy vajzat e tyre.

Italiani Raphael Alessandro Tunesi u qëllua nga breshëria e plumbave të dy vrasësve me pagesë, për të cilët prokurorët thonë se ishin pajtuar nga bashkëshortja e tij me motivimin “për arsye financiare”.

Sipërmarrësi italian i hoteleve jetonte në Meksikë dhe me makinën e tij BMW po shkonte të merrte nga shkolla dy nga tre vajzat e çiftit, ku u ekzekutua, shkruan e përditshmja La Stampa.

Tunesi u vra në një rrugë të zbrazuar në Palenque, në shtetin meksikan të Chiapas.

Dy vrasësit u emëruan nga prokurorët si Gerardo Antonio e Luis Martín, kurse gruaja e tij Elisabeth Tunesi është arrestuar me akuzat e organizimit të vrasjes.

Elizabeth akuzohet se ka kërkuar vrasjen për arsye financiare, shkruan agjencia  ANSA.

Viktima Tunesi ishte me origjinë nga Milano por ishte prej kohësh i interesuar në kulturën e lashtë Maya në Meksikë, pasi kishte studiuar aty për legjislaturë.

Ai ishte vendosur në vend dhe kishte ndërtuar dhe një shtëpi pushimi me ndihmën e prindërve, para se të njihej me gruan e tij 20 vjet më parë.

Më pas ai u zhvendos në biznesin e hoteleve duke u bërë pronar i hotelit me pesë yje Quinta Chanabnal Boutique.

Tunesi ishte një anëtar i respektuar i komunitetit italian në Meksikë dhe njihej si një linguist i talentuar.

FOTO GALERI
1/3
Elisabeth Tunesi është arrestuar me akuzat e organizimit të vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA