Transformim i Kim Kardashian, nga një femër me forma të theksuara në një trup më të hollë dhe më elegant, ka rënë në syte e të gjithë fansave të saj.
41-vjeçarja shfaqi figurën e saj të pabesueshme me rroba banje joshëse dy-pjesëshe që nxirrte në pah dekoltenë e saj dhe barkun e tonifikuar. Kim i la flokët në një nuancë të bardhë të ndara në mes dhe të vërshuara poshtë kurrizit.
Ylli i famshëm televiziv duket me fytyrë të freskët pa make up, duke lënë të shkëlqejë bukuria e saj natyrale. Si një profesioniste absolute, bukuroshja fotzhenike i dha shoqërueses së saj shumë kënde për të punuar gjatë fotosesionit të improvizuar.
Ish-gruaja e Kanye Ëest foli për pranimin e papërsosmërive të saj, duke thënë se edhe pse ajo ende ‘përpiqet’ të jetë e përsosur dhe se ajo është në paqe me veten.
Megjithatë, duke folur për mënyrën se si ka punuar për ta pranuar veten, Kim shpjegoi se tani e konsideron shëndetin e saj më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër.
Top Channel