Këngëtari Ledri Vula është i ftuari i dytë këtë të premte në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj.

Ai u shpreh se do shumë që të ketë një fëmijë të dytë, një motër ose vëlla për Poem.

Artisti tha se do shumë që të jetë me vajzën e tij në çdo moment, pasi udhëton shumë prej angazhimeve artistike.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, tha Ledri.

Përveç Poem keni plan për fëmijë tjetër?

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë  pa një motër ose vëlla, do kisha pas qef me një motër ose vëlla”, tha Ledri.

Ledri dhe Sara janë prindër të një vajzë, të quajtur Poem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA