Rriten infektimet në Kosovë! Në një ditë 470 raste të reja, vaksina e katërt për 60-vjeçarët

08/07/2022 19:55

Me mbi 230 raste në ditë, që nga fillimi i muajit, Kosova po regjistron rritje të përhapjes së infektimeve me COVID – 19.

Kjo e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë t’u rikujtojë qytetarëve disa prej rekomandimeve dhe masave që duhen respektuar për mbrojtje nga ky virus.

Gjatë së premtes Kosova ka regjistruar 407 raste me COVID – 19 dhe kësisoj është kërkuar zbatimi i masës për verifikim të certifikatës së vaksinimit nëpër institucione publike e private.

Përpos kësaj, tashmë ky institucion ka mundësuar që të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç të mund të marrin edhe dozën e katër të vaksinës, ndërkohë që nga java e ardhshme presin të fillojë me administrimin e një doze për fëmijët e moshave 5 deri në 11 vjeç.

Në Kosovë janë 1860 raste aktive me COVID – 19 dhe nuk është shënuar as një vdekje nga infektimi që nga 18 qershori.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA