Psikiatrja e njohur suedeze masakrohet para pjesmarrësve të tmerruar në konferencën partiake (fotot)

08/07/2022 16:43

Një psikiatre e njohur është qëlluar për vdekje me thikë para turmave të tmerruara dje në një “festival politik” në ishullin suedez të Gotland.

64 vjeçarja Ing-Marie Wieselgren, e cila tashmë punonte për degen shendetesore te shoqatës se autoriteteve të pushtetit rajonal në Suedi, vlerësohej si një nga zërat e fuqishëm në mbrojtje të shëndetit mendor.

Carola Gunnarsson, presidentja e shoqatës shtetërore tha: “Kemi humbur një bashkëpunëtore dhe njeri të çmuar, dhe e gjithë Suedia ka humbur një nga zërat më të fuqishëm për shëndetin mendor”.

Ing-Marie u qëllua për vdekje me thikë para pjesëmarrësve të shokuar në qytezën e Visby – ku po mbahej një konferencë e gjerë e partive politike të vendit.

Dëshmitarët u përpoqën ta shpëtonin atë dhe e dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht vdiq prej plagëve, njoftuan autoritetet.

Kreu i policisë Fredrik Persson tha se një burrë 33-vjeçar u arrestua pranë vendngjarjes pak pa sulmit fatal.

E përditshja suedeze Expressen, tha se i dyshuari kishte lidhje me grupin e njohur si anti-qeveritar, anti-stabiliment e neo-nazist NMR.

Persson tha: “Aktualisht ka një hetim të gjerë që po kryhet për përcaktimin e motiveve dhe të prejardhjes së të dyshuarit”.

Ai tha se ka një seri pyetjesh për faktin se vrasja e rëndë u krye në publik “në një konferencë me shumë njerëz në Visby dhe në mes të ditës”.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende një motiv por Persson tha se shtytja politike nuk mund të përjashtohet.

Lena Hallengren, ministrja e shëndetësisë e çështjeve social përshkruante Ing-Marie si një “frymëzim”.

“Për mua Ing-Marie ishte një burim i rëndësishëm diturie dhe frymëzim për punën me sëmundjet mendore. Mendimet e mia janë me familjen, miqtë e kolegët e saj”.

FOTO GALERI
1/3
Ing-Marie Wieselgren tashmë punonte për shoqatën mjekesore te autoriteteve të pushtetit rajonal në Suedi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA