Deputeti Erion Braçe është i ftuari i kësaj mbrëmjeje në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.
Romeo Veshaj e pyeti socialistin nëse do të legalizohej kanabisi, por i gjithë debati u kthye me nota humori dhe të qeshurash.
Romeo: Do të legalizohet bari?
Braçe: Jonxha po.
Romeo: Bari bari tamam. Nuk do të doje ta rrisje ti në Divjakë për shembull?
Braçe: Ti si votove, të legalizohet bari për qëllime mjekësore apo jo?
Romeo: Unë se kam parë pyetjen.
Donaldi: Unë kam qenë brenda. Ka dalë në pyetësor? Unë kam qenë në burg në atë qoftë lart.
Braçe: Ka nja katër pesë muaj. Po që donte të më fuste edhe mua atje, po këto punë kush do t’i bënte?
Donaldi: Unë e kam thënë atje, të ishte Erion Braçe do të ishim kënaqur.
Braçe u prit në një mënyrë të pazakontë në emision nga Donaldi dhe Romeo, me shalqi dhe domate, nisur nga thirrjet e forta të tij në mbështetje të të fermerëve.
Top Channel