“Do legalizohet bari?” Ja si i përgjigjet Erion Braçe pyetjes së Romeo Veshaj në Më lër të flas

08/07/2022 21:49

Deputeti Erion Braçe është i ftuari i kësaj mbrëmjeje në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Romeo Veshaj e pyeti socialistin nëse do të legalizohej kanabisi, por i gjithë debati u kthye me nota humori dhe të qeshurash.

Romeo: Do të legalizohet bari?

Braçe: Jonxha po.

Romeo: Bari bari tamam. Nuk do të doje ta rrisje ti në Divjakë për shembull?

Braçe: Ti si votove, të legalizohet bari për qëllime mjekësore apo jo?

Romeo: Unë se kam parë pyetjen.

Donaldi: Unë kam qenë brenda. Ka dalë në pyetësor? Unë kam qenë në burg në atë qoftë lart.

Braçe: Ka nja katër pesë muaj. Po që donte të më fuste edhe mua atje, po këto punë kush do t’i bënte?

Donaldi: Unë e kam thënë atje,  të ishte Erion Braçe do të ishim kënaqur.

Braçe u prit në një mënyrë të pazakontë në emision nga Donaldi dhe Romeo, me shalqi dhe domate, nisur nga thirrjet e forta të tij në mbështetje të të fermerëve.

Top Channel