Ish-presidenti i FFIA-s Joseph Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini fitojnë betejën ligjore në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre për korrupsion.
Ish numrat 1 të futbollit botërorë dhe europian presidenti u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Federale Zvicerane në procesin gjyqësor që i zhvillua në Bellinzona.
Blater dhe Platini ishin në proces gjyqësor për një pagesë prej 2 milionë Frangash Zvicerane të kryera nga Blatter për llogari të Platini në vitin 2011. Të dy personalitetet i hodhën poshtë akuzat teksa pohuan se shifra prej 2 milionë Frangash ishte pagesa e një pune këshilluese të Platini të kryer në favor të FIFA.
Në momentin e mbërritjes në gjykatë, Blatter tha së nuk është i pafajshëm për çdo gjë, por në këtë rast po. Sepp Blatter, 86 vjeç dhe Michel Platini, 67 vjeç, në vitin 2015 u pezulluan nga të gjitha aktivitetet nga FIFA dhe në muajin nëntor u dërguan në proces gjyqësor, proces që u mbyll në 22 qershor. Gjatë dëshmisë së tij, Blatter tha se i kërkoi Platinisë që të bëhet këshilltari i tij në 1998 kur u zgjodh për herë të parë president i FIFA. Ai shtoi se Platini i kërkoi 1 milionë Franga zvicerane në vit, por FIFA nuk mund ta përballonte këtë shifër. Më pas ata arritën një akord për 300 mijë Franga zvicerane në vit dhe me pjesën tjetër të totalit që do të paguhej në një datë të mëvonshme. Ndërkohë Platini tha se i besoi presidentit të FIFA dhe se e dinte që një ditë ai do ta paguante atë.
“Ia kam kushtuar jetën futbollit dhe gjithmonë i kam dhënë gjithçka për futbollin. Pastaj me quanin te korruptuar,pastrues parash,falsifikator…nuk kam për t’i harruar këto. Gjykata sot shpjegoi se cila ishte e vërteta. Kështu që jam shumë i lumtur që më në fund e vërteta është duke dalë pas 7 vitesh manipulime, gënjeshtra dhe padrejtësi”, tha Michel Platini.
Prokuroria e përgjithshme Zvicerane akuzoi Blatter për mashtrim, shpërdorim dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa Platininë për bashkëpunëtor në këto krime.
Top Channel