Megi Balliu: Berisha sjell frymëzim tek të rinjtë, e ka treguar gjithmonë peshën e tij

07/07/2022 22:47

Anëtarja e kryesisë së PD-së Megi Balliu, e pyetur mbrëmjen e sotme në “Top Story se përse duhet të votojmë e të mbështesim Berishën, u shpreh se ai është frymëzim për të rinjtë dhe i ka sjellë atij shpresën. 

Megi Balliu: Kjo nuk është protestë e Berishës, ishte protestë e qytetarëve dhe e rinisë. 40 përqind e popullsisë po shpopullohen. Për aq kohë sa qeveria i sulmon të rinjtë, alternative më e mirë do të jetë emigrimi. Berisha e ka treguar gjithmonë peshën e tij prej lidershipi, dhe rëndësinë që i ka dhënë rinisë. Berisha sjell frymëzim tek të rinjtë. Secili do të marrë përsipër përgjegjësitë e veta.

Top Channel