Kim Kardashian mori sërish vëmendjen në darkën e “Balenciaga Couture” që po zhvillohet në Paris.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veshja e saj, më së shumti maska e zezë që i mbulonte të gjithë fytyrën.

Kim kishte veshur një fustan të ngushtë të zi në shkëlqim, i mbyllur në pjesën e qafës dhe me një bisht të gjatë deri në fund të këmbëve.

Fustani i saj shkëlqeu nën dritat e shumta të fotografëve, ndërsa shiheshin qartë linjat e saj perfekte trupore.

Ajo mbante një çantë të vogël të zezë me vete për t’iu përshtatur pjesës tjetër të veshjes, ndërsa flokët gjata bionde i binin mbi supe.

Daily Mail shkruan se fustani tregonte humbjen e saj të fundit në peshë, që kishte arritur pas mbarimit të ‘Met Gala’.

Kim humbi 16 kilogramë në dy javë që të mund të merrte pjesë në ‘Met Gala’ me fustanin e Marilyn Monroe.

Ndërsa shfaqej në emisionin “Today”, Kim zbuloi se kishte humbur edhe pesë kilogramë të tjerë që nga festivali, duke rezultuar në një humbje totale të peshës prej 21 kilogramësh.

Ajo gjithashtu mohoi akuzat se kishte dëmtuar fustanin e Marilyn, duke theksuar se “Ripley’s Believe It Or Not!”, kompani që posedon veshjen, po mban anën e saj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel