Zbardhet skema/ 30.000-50.000 lekë për një varr në Tufinë. Në pranga 10 persona, dy në kërkim (akuzat)

06/07/2022 13:35

10 persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ‘Tufina’. Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj, zbuluan skemën korruptive për varret në varrezat e Tufinës.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit Sektori per Krimin Ekonomik Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ne pas një pune intensive një mujore me përdorimin e metodave speciale të hetimit në funksion të Procedimit Penal nr.4811/2022, në datë 06.07.2022 finalizoi me sukses Operacionin Policor “Tufina“, duke bërë ndalimin e shtetasve të poshtë shënuar:

1–Eljodor Ndini, i dyshuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”, “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal

2-Xhemal Mena, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

3- Latif Shehu, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K Penal;

4-Gazment Daja i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K Penal;

5-Bujar Lica, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i K Penal;

6- Alban Ajazi, me gjendje gjyqesore i dënuar me parë, Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”,” parashikuar nga neni 245/1 e 259 i K Penal;

7- Endrin Milla, me gjendje gjyqesore i dënuar Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike, Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet 245/1, 244 i Kodit Penal.

8-Fatjon Gjonaj, Vepra penale “Ndertim i Paligjshem ,parashikuar nga neni 199 K.penal

9-Roza Ndoj,“Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

10-Juljan Çuka, “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

U shpallen ne kerkim shtetasit:
11-Shaqir Xhemal Nika. “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i K Penal;

12-Fabjan Prend Gjonaj, “Ndertim i Paligjshem, parashikuar nga neni 199 K.penal.

Nga hetimet e kryera, drejtuar nga Prokurori Bledar Valikaj, në funksion të procedimit penal ka rezultuar e provuar në disa raste se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Keto shtetas ushtronin ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm shtetërore duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë kundrejt pagesës 200.000 leke të reja, nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit Covid 19 sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 30.000 lekë te reja, mundësonin nxjerrje kredie të butë pranë bashkisë Tiranë.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Eljodor Ndini, Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja , Bujar Lica ,Alban Ajazi ,Endrin Milla, Fatjon Gjonaj dhe Julan Cukaj e Roza Ndoj si dhe u shpallen ne kerkim Shaqir Nika e Fabjan Gjonaj për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike””Ndertim I Paligjishem, Korrupsionmi aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259, 245/1 ,244 ,199 dhe 248 të K.Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA