Të shtënat me armë në koncertin e 4 korrikut, reagon Ava Max: Jemi të traumatizuar!

06/07/2022 14:35

Të shtënat me armë që tronditën Filadelfian në 4 korrik, pas performancës së Ava Max kanë tronditur këngëtaren me origjinë shqiptare që thotë se e ka përjetuar keq incidentin.

Pasi ajo performoi në koncertin “Waëa Welcome America”, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, një person ende i paidentifikuar, qëlloi drejt turmës së njerëzve.

Në një postim në rrjetet sociale artistja shpreh frikën dhe pasigurinë teksa sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë të ndaluar.

“Kudo që shkojmë jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo gjë duhet të marrë fund”, shkruan ajo.

Koncerti “Wawa Welcome America” ​​u zhvillua në Benjamin Franklin Parkway më 4 korrik me të ftuar specialë muzikorë. Së bashku me Max, të ftuar ishin edhe Jason Derulo dhe Tori Kelly.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA