“Më është kthyer në makth”, Armina Mevlani ka një arsye pse nuk i pëlqejnë pushimet në jug

06/07/2022 21:37

Të qenurit i famshëm, krahas shumë “përfitimeve” ka edhe disavantazhe, sikurse është dhe mungesa e privatësisë.

Kjo është edhe arsyeja pse pushimet për moderatoren Armina Mevlanin në jug të Shqipërisë janë kthyer në një ‘makth’ për të.

Ajo tregoi sonte në “Goca dhe Gra” se pushimet që ajo ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme. Ajo tha se të përfundosh në gazetë ndërkohë që je me pushime, nuk është aspak e këndshme.

Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë  kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndosh , më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, tha Armina.

Top Channel