Fermerët e lulediellit kërkojnë ndërtimin e një fabrike vaji: Ukrainën e kemi këtu

06/07/2022 19:57

Thanas  Veliu, nga fshati Grabjan i Divjakës, edhe pse është 63 vjeç, ai e quan vetën fermer të ri, sepse vetëm në dhjetë vjeçarin e fundit të jetës së tij nisi të mbjellë luledielli dhe grurë. 

Për të, të kultivosh luledielli është më e lehtë se sa të ngresh një serë me perime.

“Sepse është një kulturë që nuk do shumë fuqi punëtore”, shprehet fermeri Thanas Veliu,

Thanasi thotë se Shqipëria  ka klimën ideale për lulen e diellit. Ndërtimi i një fabrike të vajit të lules, sipas 63-vjeçarit do të sillte shtimin e të mbjellë me këtë kulture bujqësore, si dhe çmim më të lirë të vajit për gatim. Për fshati, Grabjan, është Ukraina.

” Politika e Ministrisë së Bujqësisë duhet të shkoj drejt kultivimit të kulturave industriale. Domethënë ashtu siç janë bërë disa fabrika të vaji të ullirit ne na duhet një fabrikë vaji për lulen e diellit. përse duhet të mbështetemi ne tek dy tregtarë që na fusin vajin nga Ukraina, kur Ukraina është këtu”,  thotë Veliu.

Fushat me luledielli këtë, bujkut i premtojnë të ardhura të kënaqshme.

“Tek ne vjen dhe e merr tregtari se ku shkon nuk e di. Kjo farë përdoret për vaj dhe ushqim për zogjtë. 60 lekë të vjetra. Unë llogaris që 35-40 ha, kurse ajo tjera që përdoret për qeska nuk shkon ëmë shumë se 20 kuintal për Ha”.

Një dekadë më parë Thanasi vendosi që në një sipërfaqe toke prej 11 ha të mbjellë grurë dhe luledielli, ai thotë se ka bërë zgjedhjen e duhur që a emigrimin për tu bërë bujk. Që sipërfaqet e të mbjellave të shtohen, 63 vjeçari thotë se vizioni i fermerit nuk mjafton nëse ai nuk mbështet.

Sipas tij vendi ynë mund të shpëtojë nga gruri i importit të grurit nga Rusia dhe vajit nga Ukraina nëse qeveria shqiptare krijon politikat e duhura pë rata që duan tokën, bujqësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA