Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë avionin e ri privat me të cilin do të udhëtojë tani e tutje.
Musk mund të deklarohet i pastrehë, pasi nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme, megjithatë, së shpejti do të zotërojë një nga avionët privatë më të mirë në planet.
Shefi i Tesla-ss tashmë zotëron dy avionë privatë Gulfstream dhe po përgatitet të blejë një të tretë, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ai do të zëvendësojë ndonjë nga objektet ekzistuese fluturuese në koleksionin e tij. Musk do të blejë Gulfstream G700 prej rreth 80 milionë dollarësh.
Top Albania Radio shkruan se avioni konsiderohet si një nga avionët privatë më të mirë në planet. Edhe pse në thelb është versioni i përmirësuar i G650, ndërhyrjet që i janë bërë janë të konsiderueshme.
Më e rëndësishmja prej tyre është gjatësia që është shtuar me 3 metra. Gulfstream G700 ka aftësinë për të udhëtuar me një shpejtësi maksimale prej 0,94 mach, gjë që e bën atë avionin privat më të shpejtë të disponueshëm sot.
Ndërkaq, rikujtojmë se një nga fëmijët e miliarderit të teknologjise ka nisur procedurën për ndryshimin e emrit dhe gjinisë.
Këtë e raporton faqja amerikane “TMZ”. Xavier Musk, i cili është 18 vjeç, dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij.
Në dokumentet zyrtare të depozituara në një gjykatë në Los Anxhelos thuhet se djali i themeluesit të Tesla-s e nisi çështjen për shkak të identitetit gjinor dhe faktit që nuk dëshiron të jetë i lidhur me babanë e tij biologjik në asnjë mënyrë apo formë.
Top Channel