Carlos Santana u rrëzua në mes të skenës gjatë një koncerti të hapur në Michigan, duke mbjellë frikën mes fansave për shëndetin e tij.

Kitaristi t legjendar i ranë të fikët, dhe përfundoi duke u larguar më barelë, i rrethuar nga anëtarët e ekipit të tij dhe personel mjekësor.

74 vjecari shkroi më pas në Facebook se kishte “harruar të hante e të pinte ujë”, dhe kishte humbur ndjenjat nga dehidratimi.

Dikush në skenë thuhet se i kërkoi turmës të lutej për kitaristin legjendar të rock-ut latin për shkak të një problemi “serioz mjekësor”, shkruan The New York Post. Artisti i hitit “Smooth” më pas u përmend e u pa duke përshëndetur turmën me dorë.

Koncerti i tij, i planifikuar të mbahej sot në Burgettstown të Pensilvanisë, është shtyrë për një datë tjetër.

Santana ka realizuar 32 koncerte që nga 25 marsi, sipas faqes së tij të internetit. Sipas revistës Variety, kitaristi mori pak pushim nga karriera pasi iu nënshtrua një “operacioni të paplanifikuar të zemrës” në dhjetor, por së fund ii është rikthyer aktivitetit muzikor me kohë të plotë.

I lindur fillimisht në Meksikë, Santana dhe familja e tij u shpërngulën në SHBA në vitet 1960. Pasi mësoi të luante në kitarë në një moshë farë të re, ai u bë i njohur në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, dhe sot konsiderohet si një nga kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa ka fituar 10 çmime “Grammy” dhe tre “Latin Grammy”.

Top Channel