Moderatorja Aulona Musta ka treguar këtë të mërkurë në “Goca dhe Gra”, se vitet e para të lidhjes së saj nuk kanë qenë aq të lehta, sa i përket pjesës së xhelozisë në çift.

Ajo u shpreh se dy vitet e para të lidhjes kanë qenë një tmerr, pasi bashkëshorti i saj ishte xheloz, ndërsa më vonë me kalimin e kohës dhe me krijimin e besimit më të konsoliduar gjërat ndryshuan.

Armina Mevlani: Po për sa i përket marrëdhënies me partnerin, për pjesën e publikimit me rroba banjo, ka ndonjë moment që bëhet xheloz?

Aulona Musta: Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time.

 

Top Channel